Flash News

KRYESORE

16 vjetori i LSI-së/ Kryemadhi: Përgatita një tekst të gjatë për të uruar, por ndryshova mendim (VIDEO)

16 vjetori i LSI-së/ Kryemadhi: Përgatita një tekst të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar 16 vjetorin e themelimit të partisë që ajo drejton.

Kryemadhi ka publikuar në rrjetet sociale një video-urimi të disa të rinjve të LSI-së, të cilët pas mesazheve formojnë dhe logon e partisë së tyre së bashku me numrin "16".

Ajo thotë se kishte përgatitur një shkrim të gjatë për të uruar, por video-mesazhi i të rinjve e bëri që të ndryshonte mendje.

"Kam shkruar një tekst shumë të gjatë për të uruar 16 vjetorin e LSI-së, por video urimi që më dërguan anëtarët më të rinj të LSI-së më bëri të ndryshoj mendim.

Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka!

I uroj të gjithë anëtarëve të LSI gëzuar ditëlindjen!" shkruan kryetarja e LSI-së.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/651433662151547/

Të fundit