Flash News

KRYESORE

1661 shqiptarë në burgjet e Italisë, ministri i Drejtësisë: Po punojmë për t’i kthyer në Shqipëri

1661 shqiptarë në burgjet e Italisë, ministri i

Qeveria italiane po punon për nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë për të rikthyer në vendin tonë shtetasit shqiptarë që ndodhet në burgjet e Italisë. Ministri i Drejtësisë, Alfonso Bonafede ka deklaruar gjatë një interviste për ‘La Stampa’ se po punohet për këto marrëveshje me qeveritë e Shqipërisë dhe Marokut, pasi mbipopullimi i burgjeve italiane është kthyer në shqetësim të madh.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë, në burgjet përtej Adriatikut ndodhen 2560 shqiptarë dhe ndër ta, 1661 janë të dënuar nga gjykatat italiane. Shqiptarët përbëjnë 12.7% të të burgosurve të huaj në Itali dhe kryesisht ndodhen në rajonet e Lazios dhe të Emilia Romagnas.

Veprat penale për të cilat dënohen kryesisht shqiptarët janë vjedhje, trafik droge, tentativë vrasje, vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Të fundit