All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

17 raste të reja me covid-19 në Shqipëri, sa prej tyre rezultuan sërish personel shëndetësor

17 raste të reja me covid-19 në Shqipëri, sa prej tyre rezultuan
All - Paragraf - 1

17 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tre prej tyre janë personel shëndetësor, ndërsa vatra kryesore e infeksionit vijon të jetë Tirana.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime nga të cilat janë konfirmuar 17 raste pozitive, përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi.

Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit.

Pavarësisht shërimeve ditore, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit.

Pavarësisht shërimeve ditore, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar”, sqaron Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të fundit