Flash News

KRYESORE

17 viktima në 7 ditë, javë e vështirë për Shqipërinë nga covid-19

17 viktima në 7 ditë, javë e vështirë për

Një javë e vështirë me bilanc në rritje ka qenë java që sapo lamë pas për Shqipërinë.

Covid-19 ka shkaktuar javës që shkoi 17 viktima në total, duke e çuar në 93 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

Numri më i lartë i humbjeve të jetëve ka qenë në fundjave me nga katër persona. Humbjet e jetëve në shtatë ditët e shkuara sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, janë si vijon:

E hënë- 3 viktima

E martë -2 viktima

E mërkurë -2 viktima

E enjte- Asnjë viktimë

E premte- 2 viktima

E shtunë-4 viktima

E diel-4 viktima

Sipas ministrisë, viktimat kanë patur edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë, deri të dielën, MSH ka raportuar në total si raste aktive me covid-19 në rang vendi 1415 persona, ku Tirana vijon të jetë vatra kryesore e infeksionit, e ndjekur nga Durrësi, Shkodra dhe Vlora.

Të fundit