Flash News

KRYESORE

17 vite më i vogël, Heidi Klum martohet me Kaulitz; kësaj radhe nuk e fshehin dot

46-vjeçarja Heidi Klum dhe 29-vjeçari Tom Kaulitz janë martuar për herë të dytë dhe kësaj radhe nuk e kanë fshehur dot. Në një jaht luksoz në Capri, ata i kanë thënë po njëri-tjetrit për herë të dytë pas ceremonisë së fshehtë në Los Angeles.

Heidi ndau me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, ku shkruan “Unë i thash PO!”.

Modelja 46-vjeçare dhe partneri i saj 29 vjeç u panë për herë të parë së bashku si çift në publik në eventin ‘amFAR Gala’, vitin e kaluar.

Për Heidi Klum, kjo është hera e tretë që martohet dhe është shprehur se nuk e shqetëson aspak diferenca në moshë që ka me partnerin e saj.

Të fundit