Flash News

KRYESORE

17-vjeçarja shqiptare niset nga Zvicra, por nuk arrin në Shqipëri; babai kërkon ndihmë

17-vjeçarja shqiptare niset nga Zvicra, por nuk arrin në

Një 17 vjeçare është nisur nga Zvicra ku ka qëndruar për një periudhë kohe, në drejtim të Tetovës, por që nga data 9 shtator e deri më sot nuk ka asnjë gjurmë të saj. Është i ati ai i cili ka denoncuar zhdukjen e së bijës, shkruajnë mediat maqedonase.

Policia në Tetovë ka njoftuar se, “më datë 11.09. 2018 rreth orës 14:00, 54-vjeçari F.A. nga fshati Neproshten i Tetovës, ka denoncuar se, më datë 09.09.2018, me autobus nga Zvicra për në Tetovë, ku përkohësisht ka punuar si kujdestare vajza e tij, nuk është kthyer në shtëpi vajza e tij 17-vjeçare”.

Gjithashtu njoftohet se po merren të gjitha masat për gjetjen 17 vjeçares , përcjell albinfo.ch. Deri më tani nuk është bërë i ditur asnjë informacion mbi vajzën, ndërkohë po vijojnë hetimet.

Të fundit