Flash News

KRYESORE

18 plumba ndaj shokut të tij pas një konflikti çasti, arrestohet autori i vrasjes së të riut në Shkodër

18 plumba ndaj shokut të tij pas një konflikti çasti,

Arrestohet autori i vrasjes së 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër. Përmes një deklarate zyrtare, Policia e Shtetit ka sqaruar se personi i arrestuar është Stjuart Smakaj dhe jo Sebastjan Smakaj, sikurse u deklarua në fillim.

Pas disa orëve kërkime, Stjuart Smakaj ka rënë në prangat e Policisë për ekzekutimin me armë zjarri të shokut të tij, Gledis Kraja. Mësohet se, shkak i atentatit është bërë një konflikt i çastit mes dy shokëve. Ndërkaq, policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë, në vendngjarje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku humbi jetën aksidentalisht nga përdorimi i armës së zjarrit shtetasi G. K., 23 vjeç.

Fale reagimit në kohë të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej autori, si dhe pas negociatave me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23 vjeçari G.K.

Vihet në pranga shtetasi S.S. 23 vjeç, banues në Shkodër

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit e modifikuar .

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Të fundit