Flash News

KRYESORE

18 vite burg për Habilajn, Zagani thumbon Tahirin: Saja e quajti biznesmen të ndershëm

18 vite burg për Habilajn, Zagani thumbon Tahirin: Saja e quajti biznesmen

Prokuroria e Katanias ka dhënë pretencën për grupin Habilajt, ku kërkon 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilajn, kreun e grupit qe merrej me transportin e droges nga Shqiperia drejt vendit fqinj.

Ngjarja është komentuar nga ish-shefi i anti-drogës në Fier, Dritan Zagani, i cili vlerëson drejtësinë italiane duke kujtuar fjalen e ish-ministrit Tahirim, qe e quajti kusheririn e tij si biznesmen te ndershem fruta-perimesh.

Statusi i plote:

“Dy anet e medaljes Rilindje!

1. a.Ne Shqiperi bisnesmen te ndershem "fruta -perimesh", sipas shefit dhe Sajes...!

b.Ne itali 18 vjet e 8 muaj burg si trafikant droge dhe armesh, sipas antimafies...!

2. a.Ne Shqiperi sipas urdherit te liderit, Kriminel (oficer) i korruptuar dhe i lidhur me trafikantet qe me ne fund u be zhdrejtesi me 4.5 vjet denim ne mungese per "shperdorim detyre" ...!

b.Ne EU , ne nje vend te lirise dhe te drejtave te njeriut refugjiat me status te plote si "Refugjiat Politik" dhe i lire...!

P.s..Sa ngjajne fatet e mia me te kushos, por se shpejti edhe me mire do ngjajme me kushon e kushos.

Të fundit