Flash News

KRYESORE

18 vjeçe mbeti tullace, sot “Rapunzel  i jetës reale” ka flokë për t’u patur zili: Cili ishte sekreti

Në moshën 18 vjeçare, Anastasia Sidorov mbeti tullace. Asokohe adoleshente, Anastasia u diagnostikua me “alopeci androgjenetike”, rënie e flokëve.  Shkaktar kryesor dyshohej të ishte stresi.

Anastasia, e depresionuar,  u vizitua te një trikolog, ekspert për humbjen e flokëve. Për fat të mirë, pas një trajnimi të flokëve për një periudhë afatgjatë, flokët e Anastasias nga Moska u rikthyen, jo siç i kishte më herët por akoma më të bukura, raporton Daily Mail.

23 vjeçarja shprehet se kurrë nuk i drejton flokët, i lë të thahen rreth 60 për qind para se të përdor një tharëse flokësh. Pas larjes ajo përdor trajtime të veçanta për t’i mbajtur ato në formë, shkruan Politiko.al.

Ndërsa shampoja që përdor përban sulfate. Anastasia gjithashtu merr një shtesë të përditshme të omega-3 dhe vitaminës D.

Anastasia tani ka faqen e sj në mediat sociale ku vazhdon të ndajë këshilla për të patur flokë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme.

Sot, 23 vjeçarja është “Rapunzel i kuqerremë e jetës reale”, me flokë të gjatë 106 cm. /Politiko.al/

Të fundit