Flash News

KRYESORE

19 gola në 33 ndeshje, klubi belg zyrtarizon afrimin e sulmuesit të Kukësit për 700 mijë euro

19 gola në 33 ndeshje, klubi belg zyrtarizon afrimin e sulmuesit të

Sulmuesit kryesor i Kukësit, Sindrit Guri ka firmosur zyrtarisht një kontratë 3-vjeçare me skuadrën belge të Ostende. Ndonëse nuk bëhet e ditur shuma e transferimit, drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi ka pohuar disa ditë më parë se në klub ka ardhur nëj ofertë 700 mijë euro për kartonin e sulmuesit shkodran.

“Pas shume negociatash me klube te ndryshme gjate ketyre diteve, sot Klubi yne ka arritur akordin per transferimin e sulmuesit Sindrit Guri ne ekipin e Ostendes . Ditet ne vijim sulmuesi Sindrit Guri do te niset drejt Belgjikes per testimet mjeksore dhe pas kesaj do te firmose nje kontrate 3 vjecare me ekipin e kampionatit belg Ostende. Klubi e falenderon sulmuesin Guri per kontributin qe ka dhene ne rezultatet pozitive te ekipit dhe i deshiron shume suksese ne karrieren e tij futbollistike”, thuhet në komunikatën e Kukësit.

I entuziazmuar me afrimin e Gurit është shprehur edhe presidenti i klubit belg, Peter Callant. “Guri pret me padurim që të tregojë vlerat e tij jashtë Shqipërisë. Mund të them se lojtar me këtë ADN ne duhet të arrijmë në merkato, pasi është shumë ambicioz, i ri dhe me një dëshirë të madhe për të mësuar. Ky është vetëm transferimi ynë i parë dhe ne do të kemi të reja të tjera në ditët në vijim”, ka thënë Peter Callant.

Largimi i 24-vjeçarit pritet të dobësojë ekipin kuksian, pasi Guri ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Peter Pacult.

Të fundit