Flash News

KRYESORE

"191 milionë lekë për një portal", kreu i FRPD: Tradhti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka cilësuar të turpshëm një vendim qeverie për të paguar 191 milionë lekë nga buxheti për rindërtimin e shtëpive, për një portal për të pasqyruar procesin e rindërtimit.

“Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, një nga hajdutët më të mëdhenj të sektit të Rilindjes, ka kërkuar 191 milionë lekë nga buxheti për rindërtimin e shtëpive, që të hapë një portal për të pasqyruar procesin e rindërtimit.

Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete!

Më shumë për Edi Ramën vlen krijimi dhe mirëmbajtja e një portali, se sa ndërtimi i 4 shtëpive ose riparimi i 10 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

I themi Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës se Shqipëria ka plot vajza e djem që kanë studiuar inxhinieri softuerike dhe shkenca kompjuterike, që do të kishin kërkuar 40 herë më pak për të njëjtin portal, ose do e kishin bërë falas... TURP!”, shkruan kreu i FRPD.

Të fundit