Flash News

KRYESORE

Me 192 km në autostradë, shoferi i ‘BMW’ ndalohet në Kombinat: Nuk ju pashë, po flisja në celular

Drejtuesi i një makine tip ‘BMW’, i cili po ecte me 192 km në autostradën Durrës-Tiranë, është ndjekur nga policia deri në zonën e Kombinatit, në kryeqytet. Pavarësisht sinjalizimit të parë të policisë, shoferi nuk ka ndaluar por ka vijuar udhëtimin drejt Tiranës, ku është berë i mundur ndalimi i tij.

Justifikimi që ai zgjodhi për t’i treguar policëve e ka rënduar edhe më shumë situatën. Shoferi ka thënë se nuk i ka parë policët pasi po fliste në celular, duke kryer një tjetër shkelje.

Ndaj tij janë marrë të gjitha masat që parashikon ligji.

Të fundit