Flash News

KRYESORE

2.5 ton drogë nga Vlora në Itali, deputeti i PD e përmend në komision, socialistët reagojnë me të qeshura

Ashtu si edhe në mbledhjet e kaluara, edhe sot Komisioni Parlamentar i Ligjeve është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Ka qenë deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ai i cili ka përmendur operacionin e një dite më parë në Brindisi të Italisë, ku u kap një sasi prej 2.5 ton drogë.

Mediat italiane shkruan se droga vinte me anije nga Vlora.

Këtu është ndalur edhe deputeti demokrat, i cili ka ngritur pyetjen se përse një ngarkesë e tillë nuk kapet në Shqipëri, por në brigjet italiane.

“Nuk ka sistem drejtësie, u kapën 2.5 ton drogë në Itali. Sot kreu i komisionit thotë shumë mirë. Droga kapet në Itali, jo këtu.  Nuk ju vjen turp!”, u shpreh Bylykbashi.

Deklarata e Bylykbashit është pritur me të qeshura nga deputetët e PS.

“Pse të na vijë turp, shyqyr që e kapën”, u shpreh kreu i komisionit, Ulsi Manjan. Bylykbashi ka vijuar sërish me argumentin e tij duke thënë se prova kryesore që nuk ka sistem drejtësie në vend është fakti se radarët fiken, me qëllim që të kalojnë të pa shqetësuar trafikantët e drogës.

Të fundit