Flash News

KRYESORE

2.7 ton drogë në Breshia të Italisë, zbulohet identiteti i shqiptarit që drejtonte bandën kriminale

2.7 ton drogë në Breshia të Italisë, zbulohet

Dy ditë më parë u  finalizua operacioni antidrogë me 20 të arrestuar në Breshia të Italisë. Në pranga u vunë 12 shqiptarë dhe 8 italianë.

Mësohet se kjo organizatë kriminale importonte  kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleze dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016.

Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë se si droga vinte nga veriu i Europës në Breshia me aeroplan, më pas ngarkohej nëpër automjete, madje edhe në kasetofonin e makinave.

Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e shqiptarit që drejtonte organizatën kriminale. Ai quhet Neroid Shuhani 38 vjeç, ndërsa krahu i djathtë i tij është një grua italiane e quajtur Daniela Boniotti 51 vjeç nga Breshia.

Pjesë e kësaj organizate të trafikut ndërkombëtar janë edhe 11 shqiptarë të tjerë, ndër të cilët janë identifikuar Luan Shuhani vëllai i drejtuesit, Neroid Shuhani, dhe Robert Kasemi i cili është nipi i tij.

 

 

 

 

Të fundit