Flash News

KRYESORE

2 emigrantë shqiptarë bëjnë biznes në Manhattan, restoranti i tyre nga më të frekuentuarit e zonës

Dy emigrantë shqiptarë në Manhattan, ja kanë dalë të bëjnë biznes në një zonë krejt të panjohur për ta.

Ata janë bëra pronarët e një restoranti në Manhattan, restorant ku kanë shkuar një numër i madh i personave VIP. Shqiptarët i kanw fotografuar dhe i kanë paraqitur ato në muret e restorantit. Aty shikojmë që nga Kim Kardashien deri te Clintons.

Të dy e kanë emrin Benjamin dhe janë kunetër, pasi motra e Benjamin Prevukaj është martuar me Benjamin Sinaj.

“Unë erdha këtu i pari”- thotë Benjamin Sinaj, kunati i Benjaminit Prevulaj. Sinaj mbërriti në Manhatan në 1986 pasi vazhdonte studimet për Fizikë. “Mendoja se nuk do të kisha asnjë të ardhme në këtë qytet pas diplomimit sepse vendi nuk ishte në një gjendje të qëndrueshme”- u shpreh Sinaj.  Ndërsa Benjamin Prevukaj, ka emigruar në vitet ’90 kur filloi lufta në Kosovë.

Shërbimi në restorantin Benjamin Steakhouse është shumë klasik, me një ndriçim jo shumë të fortë, me mobilje druri dhe me kamarierë që të sjellshëm që të ofrojnë shërbimet e tyre në mënyrë të kualifikuar.

Benjamin Sinaj dhe Benjamin Prevukaj janë gjithmonë të pranishëm në restorant duke parë nëse nevojitet diçka shtesë apo ka ndonjë parregullsi

 

Të fundit