Flash News

KRYESORE

2 gola në 10 minuta, futbollisti me origjinë shqiptare nuk kursen as Barcelonën

2 gola në 10 minuta, futbollisti me origjinë shqiptare nuk kursen as

Mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi mund të konsiderohet pa frikë si protagonisti absolut i ekipit të Levanets në ndeshjen ndaj kampionëve të Barcelonës, të cilën po e fitojnë me rezultatin 5:4.

Deri tani, Bardhi ka shënuar 2 gola ndaj kampionëve të Spanjës, për 10 minuta, në të 46-tën dhe 56-tën.

Për t’u vlerësuar goli i parë, fantastik nga distanca. Krahas tij, tripletë shënoi edhe Emanuel Boateng, ndërsa me tripletë u përgjigj edhe Kutinjo nga Barcelona, dhe Suarez me penallti.

Bardhi, i cili luan me përfaqësuesen e Maqedonisë ka shënuar në total 9 gola.

Pjesë e Levantes është edhe sulmuesi Armando Sadiku, por këtë ndeshje ai u dërgua në tribunë nga trajneri Pako Lopez.

Të fundit