Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
2 korrik 1990-2020: jemi ende ai populli i ngujuar në Ambasada; me qeverinë që na shtyn të ikim, por na bën thirrje të dalim
Alfred Lela
Gjermania mori kryesinë e radhës së Bashkimit Europian këtë korrik të nxehtë të vitit të Zotit, 2020. Shqipëria përkujton 30 vjetorin e hyrjes së rinisë dhe punëtorisë së saj në Ambasadën gjermane (dhe disa të tjera). Përkimet tona fatlume dhe fatkëqija me Gjermaninë nuk mbarojnë as fillojnë këtu. Nën shtysën, kokëfortësisht teutone, të Bundestagut gjerman, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë të amenduar ku u futën edhe 15 'rezerva' për Shqipërinë, parakushte të hapjes së kapitujve të negociatave. Për të vazhduar më tej në këtë niebelungen absurdi, në tre vjetëshin e fundit, shqiptarët kanë zënë kryet e listës së azilkërkuesve në Gjermani, duke lënë në bisht vende në luftë si Siria, Iraku, etj.
Sa herë flitet për Gjermaninë rikthehet shiriti i bisedës te i quajturi shansi i humbur gjerman, vizita e Shtrausit në vitin 1987, dhe oferta e tij për shefat komunistë të kohës, për njëfarë hapjeje, pajtimi, revizionimi, një ‘çlirimi’ të Shqipërisë. Jo nga gjermanët, por nëpërmjet tyre. Edhe sot e kësaj dite ai pas vazhdon të shkaktojë habi dhe ‘ah, sikur të kishim ikur’.
Në kohë më të reja, para dy ditësh psh, gjermanët qenë një ndër të 27-ët që e lanë Shqipërinë jashtë listës së vendeve udhëtuese për në BE. Kryeministri Rama nxitoi ta quante ‘vendim politik’, duke harruar efektin boomerang të deklaratës: nëse vendimi është i tillë, pra politik, atëherë mes qeverisë së tij dhe atyre të vendeve të BE ka një problem politik. I cili është edhe i shqiptarëve, por nuk është prej tyre. Pa harruar edhe një paralele që e bën Ramën të duket si Adil Çarçani i 87-ës. Ashtu si asokohe komunistët ia dilnin, me forcat e tyre, mu në gojë të ujkut, edhe përgjatë pandemisë së 2020, Rama ka folur për menaxhim të shkëlqyer, për luftë që duhej fituar, për armik të padukshëm etj. Fakti që BE nuk e certifikoi, duke ia hapur kufijtë, tregon se Rama, ashtu si Ramizi me Adilin e shokë, ka qenë në monolog, në autosugjestion.
Kur na u mbyllën edhe njëherë kufijtë, 30 vjet pasi i çamë muret e tyre me 'Skoda' dhe vrulle rinore, gjermanja nuk është e vetmja Ambasadë ku trokasim. Para dy javësh, për shembull, aparatçikët partiakë i mori ‘për veshi’ deri te Rruga e Elbasanit, një grua e imtë aziatiko-amerikane. Aty bënë një deal, ende të magjepsur nga pafuqia e tyre dhe fuqia amerikane. Nuk është vetëm e tyrja ajo magjepsje. Rreth 300 mijë shqiptarë aplikojnë çdo vit për Lotarinë amerikane. Ata që fitojnë, ashtu si antarët e Këshillit Politik, i kalojnë muret e trasha dhe të larta të Ambasadës Amerikane, duke menduar se po bëjnë një deal të madh. Të parët kanë frikë nga Amerika, të dytët kanë frikë nga Shqipëria, ose më saktë nga kastat politike që i udhëheqin dhe që i armiqësojnë me vendin e vet.
Kjo është pra, Shqipëria në 30 vjet dhe 40 rreshta word-i. E shihni, asgjë nuk ka ndryshuar. Vendi ka hyrë nëpër ambasada më 2 korrik 1990 dhe vazhdon të jetë aty.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38