Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
2 korriku, Basha: Edhe pas 29 vitesh shqiptarët po ikin drejt Perëndimit, kërcënohen me pasaporta
Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar në orët e vona 2 korrikun, ditën historike kur më 1990 mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë, në kërkim të një jete më të mirë.
Nisur nga kjo ngjarje e rëndësishme pas rënies së komunizmit, Basha shprehet i shqetësuar se shqiptarët janë sërish përballë një regjimi që kërkon t’i ndaje nga Perëndimi edhe pas 29 vitesh.
Reagimi:
29 vjet më parë bota pa se shqiptarët po i thyenin hekurat e izolimit të diktaturës më të egër në Evropë. Me mijëra prej tyre u futën nëpër ambasada, me shpresën e një jete më të mirë, më të denjë për vete dhe fëmijët e tyre, por edhe duke dhënë mesazhin se diktatura komuniste i kishte ditët e numëruara. Bota pa atëherë se si diktatori komunist kishte planifikuar t’i sulmonte ushtarakisht ambasadat e huaja dhe të nxirrte prej andej ata që kishin dalë kundër regjimit të tij, por të gjithë e dimë se si përfundoi. Diktatori u thye dhe refugjatët e ambasadave ishin të parët e një valë të pafund shqiptarësh që lanë vatrat e tyre të varfra për të kërkuar realizimin e ëndrrave të tyre për liri e demokraci në Perëndim.
Fatkeqësisht, 29 vjet më vonë, ikjet e pafundme të shqiptarëve drejt Perëndimit, me rregulla e pa rregulla, me dokumente e pa dokumente nuk i përkasin historisë, por janë kronikë e ditës, janë lajmet më të shpeshta që dëgjojmë, veçanërisht nga të rinjtë. E njësoj si atëhere, edhe sot dëgjojmë kërcënime se do rindërtojmë klonin dhe do t’u ndalojmë shqiptarëve pasaportat. Në 6 vitet e fundit, më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre për të marrë rrugën e kurbetit. Ata detyrohen të ikin, sepse në atdheun e tyre ata vidhen, ata nëpërkëmben, ata i gjejnë zyrat e shtetit të shndërruar në zyra ryshfeti, ata janë në pamundësi të paguajnë edhe faturat e energjisë elektrike, edhe ilaçet për prindërit, edhe librat e shkollës për fëmijët. Ata po ikin sepse ndjejnë përditë se shteti i tyre, shteti amë u është shndërruar në një regjim pushteti që s’i do. Bile jo vetëm që s’i do, por edhe i përndjek.
Ata po ikin sepse s’gjejnë dot asnjë mënyrë për ta ndryshuar perspektivën e jetës së tyre, sepse pushteti ua vjedh vullnetin e ndryshimit, ua tjetërson votën apo në rastin më të mirë, i përdhos duke ua blerë votën.
29 vjet më vonë, 2 korrikun e përjetoj me një shpresë të madhe, sepse është prova se shqiptarët qëndrojnë, se shqiptarët s’e durojnë padrejtësinë dhe se shqiptarët dinë të përballen e t’i fitojnë të drejtat e tyre.
Sot vendi përballet me një zezonë që ngjan me diktaturën komuniste, por që nga marrëdhënia e hapur me krimin ka evoluar në një përbindësh-kancer që duhet zhbërë sa nuk është vonë. Për këtë mision kombëtar nevojiten kontributet e të gjithëve. Nevojitet përvoja e ish-refugjatëve të 2 korrikut të 1990-s, të cilët pas thuajse 30 vitesh në Perëndim mund të na flasin për guximin që duhet, nevojitet ndihma e bijve të këtyre dallëndysheve të para të Shqipërisë në Perëndim, nevojitet ndihma e diasporës tonë, e cila i është gjendur gjithmonë atdheut, kur ai është gjendur në vështirësi.
Pas 29 vitesh, shoqëria shqiptare është e zonja të përballet me këtë të keqe që e ka zënë, ajo e ka ende energjinë të bërë ndryshimin që dëshiron 85 % e shqiptarëve.
2 korriku është një thirrje që të bashkohemi ashtu si 29 vite më parë, për të larguar të keqen e kthyer në regjim kriminal e të korruptuar e për t’u kthyer shqiptarëve shpresën e humbur. 2 korriku është një shpresë se lumi i refugjatëve të rinj do të ndalet, sepse ai duhet të ndalet, dhe që 2 korrikët e tjerë t’i përmendim vetëm si histori dhe si leksione që ajo i jep përditë shoqërisë tonë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38