Flash News

KRYESORE

2 marsi/ Meta fton shqiptarët në bulevard: Do t’ju përmbahemi vetëm këtyre mesazheve

2 marsi/ Meta fton shqiptarët në bulevard: Do t’ju

Presidenti Ilir Meta ka vijuar sërish thirrjet për tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në 2 mars, sipas tij për të rrëzuar përpjekjet e qeverisë për grusht shteti.

Në një status në rrjetet sociale, meta sqaron se cilat do të jenë mesazhet që do të përmbahen gjatë tubimit , shoqëruar vetëm me flamuj kuq e zi.

Statusi:

Të dashur qytetarë!

Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t'u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

PËR KUSHTETUTËN!

PËR SHQIPËRINË!

JO GRUSHTIT TË SHTETIT!

JO SHPOPULLIMIT!

TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!

Të fundit