Flash News

KRYESORE

2 marsi/ Minxhozi: Meta po bën një gabim të rëndë taktik; Lela: Më mirë të dalë në shesh si politikan

2 marsi/ Minxhozi: Meta po bën një gabim të rëndë

Analistët e kanë cilësuar tubimin e 2 marsit të thirrur nga presidenti Ilir Meta më tepër si një lëvizje politike.

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘Real Story’ tha se me këtë lëvizje, Meta po bën një gabim taktik.

“Një president që del në miting është banalizim i republikës. Meta ka kuptuar dicka.

Levizja  e tij është politikani që ka kuptuar disa fenomene, se 1 mld euro plus një hapje negociatash është baraz te një mandate i tretë, është subjektive e tij.

Ai po preferon të bëjë opozitë edhe kur opozita nuk është në opozitë, është në institucione. Meta po kërkon ti japë një shkarkesë elektrike të dhunshme krahut të tij, opozitës duke shpresuar se do zbresë në elektorat dhe po bën një gabim të rëndë taktik.

Po në 3 mars cdo të ndodhë?

Presidenti kërkon borxh popull, pa e ditur cdo ndodhë në 3 mars. Ajo që pritet të ndodhë në 3 mars nuk ka lidhje me Bashën, por me Metën”, tha Minxhozi.

Ndërkohë, analisti Alfred Lela tha po ashtu se lëvizje e Metës është politike. Sipas tij, vitet e fundit politike janë dom inuar nga të njëjtat personazhe, por me role të ndryshme.

“Do donim që dikush tjetër të ishte duke thirrur 2 marsin. Paradoski është vështirësia për të zgjedhur se s’kemi cfarë të zgjedhim.

Janë të njëjtët Meta, Rama, Basha, Sali Berisha, ky I fundit tashmë është tërhequr. Meta në 4 stacione e shohim në pozicione të ndryshme, pra pas grevës për kushtetën, apo aleancës në në 2017 e kështu me radhë.

Gjitha datat çojnë të pyetjet se është qarkullimi i elitave, se duhet të kemi vetëm këta njerëz.

Pse në 2 mars duhet ta thërrasë Meta? Është lëvizje politike e Metes. Duhet të dalë në shesh si politikan më mirë”, thotë Lela.

Të fundit