Flash News

KRYESORE

“2 mijë euro për masën e sigurisë”, mbeten në burg avokatja dhe bashkëpunëtori i saj

“2 mijë euro për masën e sigurisë”, mbeten

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në dy burg prej tre personave të arrestuar për korrupsion. Avokatja Donata Lepenica dhe 32-vjeçari Yzeir Bala mbeten prapa hekurave, ndërsa për Megi Naksin është vendosur masa e sigurisë "arrest shtëpie".

Tre personat u arrestuan më 20 shtator. Hetimi ndaj tyre nisi në bazë të informacioneve të marra nga prokuroria për një masë sigurie për një të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike.

Përkundrejt dhënies së një shume prej 2 mijë eurosh, është kërkuar marrja e një mase me detyrim paraqitje.

Prej 4 ditësh, Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë së Prokurorisë së Tiranës ku shihet momenti kur avokatja futet në zyrën e Hasës.

Nga përgjimet telefonike zbulohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron se gjithçka e ka zgjidhur me prokurorin. Ky i fundit e ka mohuar akuzën dhe madje ka mohuar se i janë ofruar para nga ana e avokates.

Të fundit