Flash News

KRYESORE

"2 mln lekë për banesat në fshat", Basha komenton vendimin e qeverisë për dëmshpërblimin e të prekurve nga tërmeti

"2 mln lekë për banesat në fshat", Basha komenton

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar të pamjaftueshëm vendimin e qeverisë për të dëmshpërblyer banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një prononcim për Ora News, Basha thekson se shuma është minimale, ndaj sipas tij qeveria duhet të përcaktojë një buxhet të qartë.

“Është një propozim që e kemi dhënë prej disa ditësh sepse përshpejton mundësinë e banorëve për të trajtuar vetë dëmet dhe problemet që ka shkaktuar tërmeti.

Natyrisht që duhet bërë vlerësimi i dëmit. Shuma që është caktuar prej 2 milionë lekësh të reja, mund të jetë një shumë minimale, në disa raste mund të ketë nevojë për shumë edhe më të mëdha, prandaj është e domosdoshme tani, në përputhje me pushtetet që jep akti i fatkeqësive natyrore, që qeveria të caktojë një buxhet të qartë.

Prandaj insistojmë për zhvendosjen e menjëhershme të 150 milionë dollarëve të 10 oligarkëve në funksion të emergjencës dhe procesit të riparimit apo ndërtimit të banesave të dëmtuara. Është një hap i parë që kanë pranuar këtë sugjerim që në fakt e kam dhënë nga terreni, kryesisht nga zonat rurale, por është i pamjaftueshëm nëse nuk shoqërohet me fondet e nevojshme dhe nëse nuk veprohet shpejt.

Koha nuk pret! Nuk është koha as për fjalë, as për shfaqje, as për zvarritje, por është koha për të vepruar menjëherë nga vendime në zbatimin e këtyre vendimeve”, u shpreh Basha.

Të fundit