Flash News

KRYESORE

2 shqiptarë në Eurovizion, Gjon Muharremaj do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin evropian të muzikës

2 shqiptarë në Eurovizion, Gjon Muharremaj do të

Mesa duket historia po përsëritet sërish me më shumë se një shqiptarë në Eurovuizion. Njësoj siç ndodhi dy vite më parë kur tre shqiptarë përfaqësonin tre shtete të ndryshme në kompeticionin evropian të muzikës, përpos Arilenës, këtë vit do kemi edhe një shqiptar tjetër.

Bëhet fjalë për këngëtarin e talentuar Gjon Muharremaj, i cili do të përfaqësoje Zvicrën.

Kënga e tij, “Repondez-moi”, e kënduar në frëngjisht, ka triumfuar në Zvicër dhe tashmë artistit shqiptar i është besuar përfaqësimi në festivalin e madh.

Gjon nuk është i panjohur për publikun shqiptar pasi para disa vitesh ka marrë pjesë në Albanian`s Got Talen" dhe më pas ai mahniti publikun francez në “The voice of France”.

Kënga e Gjon është përzgjedhur si  më e denja për ta përfaqësuar Zvicrën nga një juri prej 100 personash. Gjithsej  në konkurrim morën pjesë nga 515 këngëtarë.

Këngëtari shqiptar do të këndojë në frëngjisht, duke u bërë kështu i pari që këndon në gjuhën frengë pas 10 vitesh.

Vetëm para tre orësh, kënga e tij është publikuar në faqen zyrtare të "Eurovizion" në Youtube dhe është pritur mjaft mirë nga fansat e këtij festivali duke e komentuar pozitivisht dhe madje e kanë krahasuar dhe me Francën ku shumë prej komenteve theksojnë:

"Zvicra ka çuar një këngë frënge më të mirë se vetë Franca".

Të fundit