Flash News

KRYESORE

2 të vdekur nga një aksident i rëndë në Krujë, makina përplaset me trafik-ndarësen

2 të vdekur  nga një aksident i rëndë në Krujë,

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnate në superstradën Fushë- Krujë – Thumanë. Policia njofton se 2 persona kanë humbur jetën pas përplasjes me trafik-ndarësen, ndërkohë 2 të tjerë ndodhen në spital. Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik të mesnatës së lënë pas në Fushë Krujë-Thumanë, ku dy të rinj humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Mësohet se viktimat janë drejtuesi i mjetit Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, dhe pasagjeri i vendit të parë Altin Prendushi, 25 vjeç nga Lezha.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dhe dy shokët e tyre Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana dhe L.S., 27 vjeç banues në Laç.

Mësohet se katër të rinjtë shokë me njeri tjetrin kishin lënë takim në Tiranë, ku pasi kishin ngrënë darkë në një lokal, ishin nisur drejt Lezhës. Dyshohet se dy të rinjtë nga Tirana do përcillnin drejt Lezhës dy shokët e tyre, por ky udhëtim u ka marrë jetën.

Mendohet se teksa mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe është përplasur me trafikndarësen duke bërë që të pësojë dëmtime të mëdha, çka u ka marrë jetën dy të rinjve dhe ka lënë të plagosur dy të tjerë. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së lënë pas, rreth orës 23:40 të së mërkurës, në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, ku mjeti me targa AA 166 LA u përplas me trafikndarësen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave që shkaktuan aksidentin si dhe për të përcaktuar nëse drejtuesi i mjetit ndodhej nën efektin e alkoolit

 

Të fundit