Flash News

KRYESORE

2 vite pas publikimit të lidhjes, Klea dhe Elgiti flasin për planet e martesës

2 vite pas publikimit të lidhjes, Klea dhe Elgiti flasin për planet e
“Klea Huta Academy” është sipërmarrja më e re  e çiftit Klea Huta Elgit Doda dhe organizuan një kamp veror për fëmijë në malin e Dajtit. "Jo vetëm modë" me Orinda Hutën  ju bashkuan Kleas dhe Elgitit në kamp, për të zbuluar diçka më tepër nga kjo eksperiencë dhe për jetën e tyre private. Ata mohuan lajmin e shtatzënisë së Kleas, që ka qarkulluar në media kohët e fundit dhe treguan gjithashtu se kjo nuk është në planet e tyre për momentin. Por kur të vijë koha, dyshja tregoi se duan shumë të kenë një vajzë. Gjithashtu Klea dhe Elgiti thanë se nuk janë ende gati për një martesë, të paktën deri vitin e ardhshëm. “Ne qejf e kemi, por nuk kemi plane. As vitin tjetër nuk do të bëhet. Megjithatë unë kam dëshirë të martohemi në datën kur jemi lidhur”, u shpreh Klea. Më pas Elgiti u vu në siklet kur u pyet nga Orinda për datën e lidhjes, sepse Klea tha se ai nuk e mban mend. Huta tregoi se ata janë lidhur në 10 tetor dhe me shumë mundësi martesa e tyre do të organizohet pikërisht në atë datë.
 
View this post on Instagram
 

Delfinet 💙 me zysh @hutaledia

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on

Të fundit