Flash News

KRYESORE

2 vite të lidhur në facebook, pasi i merr 11 mijë euro e dashura i bënë “block”

2 vite të lidhur në facebook, pasi i merr  11 mijë euro e dashura

Pasi u mashtrua nga e dashura e tij, drejtori i postës së Manzës, Barush Ahmeti deklaron për policinë se kishte menduar të martohej me të.

Ai tregon se u njohën në facebook që prej 2015. Ata komunikonin me mesazhe dhe celular duke treguar për jetën e tyre.

Duket që qëllimi i vajzës paska qenë që të përfitonte nga Ahmeti, pasi ky i fundit tregon se i ka dërguar asaj në numrin e llogarisë shuma të mëdha parash rreth 11 mijë euro.

“Ato lek m’i dërgonin vëllezërit nga kurbeti dhe unë ja jepja asaj sepse ajo më thoshte se ishte në gjendje të keqe ekonomike. Edhe vetë punoja në administratën shtetërore madje punoja dhe në fshat, dhe pjesën më të madhe të të ardhurave ja dërgoja asaj. Mendoja se do martohesha me te, por ajo më mashtroi.   Ajo gjithashtu më ka thënë se jetonte ne Itali dhe se nuk e linin prindërit të dilte nga dera e shtëpisë. Kështu që ne nuk u takuam asnjëherë, edhe në momentin kur unë i kërkova të më kthente paratë, ajo mbylli adresën e facebook-ut dhe më bëri “block”, kështu un nuk pata më mundësin që të komunikoja me të”,- deklaron ai.

Barush Ahmeti tregon se për dy vite me radhë, përveç vlerave monetare, i ka blerë të dashurës edhe pajisjet  elektro-shtëpiake, madje edhe drutë e zjarrit.

 

Të fundit