Flash News

KRYESORE

“20 borëpastruese mercedez benz në Rrugën e Kombit”, Zhupa i nxjerr videon Ramës: Kush mban përgjegjësi?

“20 borëpastruese mercedez benz në Rrugën e Kombit”,

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të tij në prill të këtij viti, u shpreh se kompanitë që kanë me koncesion Rrugën e Kombit, kanë blerë 20 borëpastruese. Sipas tij, në këtë mënyrë nuk do te ketë bllokim qarkullimi nga reshjet e dendura të borës.

Mirëpo, këtë fillim janari, siç u raportua dhe në media, qarkullimi “ngriu” në disa segmente të rrugës. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, teksa publikon deklaratën e Ramës dhe pamjet e rrugës së bllokuar, i drejtohet kryeministrit: “Kush do mbajë përgjegjësi për bllokimin e rrugëve dhe paralizimin e qarkullimit? Qeveria apo oligarkët?”.

Reagimi i Zhupës:

Dëbora që nxiu propagandën qeveritare dhe zbardhi vjedhjen me rrugën e kombit.

Dhënia me koncension e rrugës së kombit kompanive Salillari dhe Kastrati, u bë mepretendimin se mirëmbajtja e saj do bëhej me mirë nga privati po të paguanin qytetaret 10 euro extra cdo vajtje-ardhje.

Ku janë 20 borëpastrueset mercedez benz që thoshte Rama (qe flet në konference sikur të jete përfaqesues i koncensionarit)!! Ku është pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugës që kemi 5 muaj qe e paguajnë dyfish? Kush do mbaj pergjegjesi per bllokimin e rrugëve dhe paralizimin e qarkullimit? Qeveria apo oligarket?

Të fundit