Flash News

KRYESORE

"20% e kandidatëve për deputetë janë emra të rinj", Duma flet për hapjen në PD-së: Shumë persona po kalojnë në filtra

"20% e kandidatëve për deputetë janë emra të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur në lidhje me hapjen e PD, ndërsa theksonë se shumë emra po kalojnë në filtra për të parë nëse janë të inkriminuar. Në një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo", Duma thekson se 20% e kandidatëve për deputetë të PD-së do të jenë emra të rinj, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë pjesë të partisë.

"Di të them që hapja e PD është gjë dhe makismizimi i saj është gjë tjetër.Sa i përket ardhjes dhe përfshirjes më aktive dhe të gjitha aseteve që ka pd ky për mua është maksimizim. Kush është demokrat është demokrat, kush ka qenë demokrat është demokrat, kush nuk ka dashur të sillet në benefitet e PD-së nuk është më.

Ka në qarqe edhe në qendër individë që i janë bashkuar Partisë Demokratike.Sikur një miligram të jetë me ikjen e Edi Ramës jemi në të njëjtin front.

Po tentojmë t'i afrohemi procedurës të asaj që quhet lista e hapur.Çdo anëtar ka të drejtë të propozojë një emër dhe këto nga çdo degë e partisë demokratike do të kalojë në parimin e integritetit. Lista do kalojë në një filtër për të parë nëse kanë të shkuar kriminale apo janë marrë me korrupsion,  më pas do të kalohet në një filtër të dytë. Kjo do të vazhdojë deri më 25 korrik dhe më pas do të mbyllet. 20% e përfaqësuesve të listët do të jenë nga shoqëria civile, rinia, intelektualët, elita e vendit. Besoj është një kombinim i përshtatshëm për të pasur ekipin fitues, kurse ai 80% është pjesa tjetër e partisë", tha Duma.

Të fundit