Flash News

KRYESORE

20 mijë euro për një vizë amerikane; 14 urdhër arreste për falsifikatorët, të përfshirë edhe policë

20 mijë euro për një vizë amerikane; 14 urdhër arreste

Ditën e sotme, Policia e Tiranës ka goditur një grup që merrej me falsifikim vizash drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe. Nga policia janë lëshuar 14 urdhër arreste dhe mes të arrestuarve ka edhe policë.

Mësohet se operacioni është kryer nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Falsifikimet kryheshin në dy laboratorë që ndodheshin në kryeqytet. Deri tani, nga 14 urdhër arrestet janë ekzekutuar vetëm 7 prej tyre.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë qenë përgjimet dhe vëzhgimet ambientale ato që kanë zbuluar grupin kriminal. Kjo është hera e dytë në pak muaj ku pas operacionit “One if By land” goditet një grup trafikimi qeniesh njerëzore drejt SHBA-ve dhe Anglisë.

Hetimet e sotme janë kryesuar nga prokurori Vladimir Mara ndërsa të arrestuarit të mërkurë dhe të enjte do të dalin para gjykatës për tu njohur me arrestet e dhëna në mungesë.

Të fundit