Flash News

KRYESORE

20 shkurti i rrëzimit të bustit, Pollo: Liria fitohet e mbahet me luftë, kjo vlen edhe për shtetin ligjor

20 shkurti i rrëzimit të bustit, Pollo: Liria fitohet e mbahet me

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka kujtuar 20 shkurtin e 29 viteve më parë, kur u rrëzua busti i ish diktatorit Enver Hoxha.

Sipas Pollos triumfi i të Mirës ndaj të Keqes nuk është akt përfundimtar por një luftë e përhershme që bëhet përditë. Ai shton se liria fitohet, mbahet e zhvillohet përditë me luftë, ndërsa kjo vlen edhe për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut e demokracinë.

“Gati tre dekada kanë kaluar që nga rrëzimi i statujës mbidimensionale të Enver Hoxhës. Atë ditë për popullin pjesëmarrës në akt apo spektator në distancë ky ishte një akt çlirues. Në vijim rrëzimi i statujës ruajti në psikën kolektive të shqiptarëve simbolikën e fuqishme të akteve të ngjashme ku triumfon e Mira ndaj të Keqes. Si p.sh. mundja e Goliatit nga Davidi.

Por përtej euforisë së momentit kjo simbolikë si dhe përvjetori i ngjarjes na ndihmon të kuptojmë që ashtu si triumfi i të Mirës ndaj të Keqes nuk është akt përfundimtar por një luftë e përhershme që bëhet përditë edhe me gjëra të vogla po ashtu edhe liria fitohet, mbahet e zhvillohet përditë me luftë e përpjekje të vazhdueshme; jo gjithmonë heroike, shpesh prozaike.

Kjo vlen edhe për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut e demokracinë. Sidomos sot me kur po përballemi me rilindjen e regjimit”, shkruan Pollo.

Të fundit