Flash News

KRYESORE

20 studentë në Indi vdesin nga zjarri, zjarrfikëset 2 km larg por u vonuan 45 minuta

20 studentë në Indi vdesin nga zjarri, zjarrfikëset 2 km larg por

Një tragjedi ka ndodhur në Surat të Indisë ku të paktën 20 të rinj kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që përfshiu qendrën stërvitore ku ata ndodheshin. Autoritetet raportojnë se nga flakët dhe tymi kanë mbetur të lënduar edhe 20 persona të tjerë.

Viktimat janë kryesisht të moshës 15-21 vjeç.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për tragjedinë, si dhe ka arrestuar tre persona, midis tyre pronarin e qendrës.

Ndërkohë, familjarët e viktimave dhe të të plagosurve po akuzojnë edhe zjarrfikësit. Sipas tyre, ndonëse stacioni i zjarrfikëses ndodhet vetëm 2 km larg vendit të ngjarjes, makinat me ujë kanë mbërritur 40-45 minuta me vonesë.

Të fundit