Flash News

KRYESORE

20 vite pas masakrës së Suharekës, i mbijetuari rrëfen tmerrin me 50 të vdekur në familjen Berisha

20 vite pas masakrës së Suharekës, i mbijetuari rrëfen

20 vite pas masakrës së Suharekës, “Dua të të bëj të lumtur” ka risjellë histrorin me 50 anëtarë të vrarë të familjes Berisha.

Gramozi, një prej të mbijetuarve të familjes Berisha, i ftuar në studio nga kushërira e tij, Etika, rrëfeu ngjarjen e rëndë dhe kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar për të shpëtuar nga forcat policore serbe. E gjithë ngjarja kishte ndodhur kur ai kishte qenë 8 vjeç.

Lufta në Kosovë sapo kishte filluar dhe në shtëpinë e Gramozit kishin qëndruar disa misionarë amerikanë të dërguar nga OSBE. Pak ditë pasi misionarët ishin larguar, forcat serbe kishin mësyrë në shtëpinë e tij dhe kishin ekzekutuar të gjithë burrat e familjes. Anëtarët e tjerë i kishin dërguar në një piceri të Suharekës, ku kishin filluar t’i qëllonin pa ndalim.

Etika kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Gramozit që të ishte gjithmonë i buzëqeshur dhe të mos ndryshonte kurrë. Surpriza e veçantë që kishte rezervuar programi, në bashkëpunim me fondacionin “Golden Eagle”, ishte transformimi i vendit ku humbën jetën familjarët e tij në një muze përkujtimor.

I ftuar surprizë për Gramozin ishte një ndër reperët më të mirë të muzikës shqiptare, MC Kresha, i cili iu drejtua me këto fjalë: "Më vjen mirë që të njoh dhe jam krenar që ti dëgjon muzikën time. Për mua ti je hero e jam edhe më shumë krenar që jam bashkatdhetar i yti!"

Të fundit