Flash News

KRYESORE

200 euro për një provim në Elbasan, njëri nga sekserët e arrestuar kandidoi për deputet në 2017-ën

Ditën e djeshme u arrestua dekani i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Albert Riska, si dhe dy pedagoget Elvira Lumi, e cila ishte edhe shefe e departamentit të Gazetarisë e pedagogia e Ekonomikut, Erjola Çalja. Në bashkëpunim edhe me 4 sekserë, ata u kërkonin 200 euro për provim studentëve në këmbim të notës kaluese.

Njëri nga sekserët e arrestuar nuk është një emër i panjohur. Admirim Kala prezantohej te studentët si miku i pedagogëve dhe u premtonte nota kaluese në këmbim të shumave nga 100-200 euro për provim.

Mësohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, Kala kandidoi për deputet në qarkun e Elbasanit dhe siç duket edhe nga lista, ai renditej i teti.

Më herët, mësohet se sekseri i arrestuar kishte edhe rolin e koordinatorit të LSI në rrethin e Gramshit.

 

Të fundit