Flash News

KRYESORE

‘200 mijë abonentë nuk kanë matësa’, Raporti i Entit Rregullator për 2019-ën nxjerr të dhënat befasuese për ujin e pijshëm

‘200 mijë abonentë nuk kanë matësa’, Raporti i

Raporti vjetori i Entit Rregullator të Ujit për vitin 2019, konkludon se 40% e ujit të përdorur në Shqipëri, nuk është arkëtuar.

Ndër të tjera raporti evidenton se rreth 200 mijë abonentë nuk kanë matësa. Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në shkallë vendi është 13.2 orë në 24 orë.

Sipas raportit, 8 shoqëri të ujësjellësve të cilat i përgjigjen nevojave të qyteteve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, veprojnë të palicensuara nga Enti Rregullator i Ujit si pasojë e mungesës Akt Miratimit Higjeno-Sanitar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Ndërsa lidhur me efiçencën e stafit, gjatë vitit 2019 numri i lidhjeve të ujit është rritur me rreth 24 lidhje dhe ai i kanalizimeve me rreth 31 lidhje, por nga ana tjetër raporti thekson se kjo nuk ka patur efekt pozitiv në përmirësimin e këtij treguesi “duke qenë se shoqëritë UK janë të mbingarkuara me punonjës të pajustifikuar, rritja e të cilëve është evidente sidomos në vitet zgjedhore siç ishte viti 2019.”

Sa i përket kostove dhe të ardhurave, nga raporti del në pah se Kostot Operative dhe të Mirëmbajtjes për vitin 2019, janë rritur në shifrën e 1.3 miliard lekëve, krahasimisht me të ardhurat të cilat janë në shifrën e 584 milionë lekëve.

Kronika: Euronews

https://www.youtube.com/watch?time_continue=63&v=xlu-oVnH6OY&feature=emb_logo

 

Të fundit