Flash News

KRYESORE

“200 mijë shfaqje për një gomë të djegur”, reagon pas kritikave Saimir Pirgu: I gabuar reagimi me dhunë mu në mes të Europës

Pas kritikave ndaj deklaratës së tenorit të famshëm, se “do t’i duhen 200 mijë shfaqje që të rikuperojë dëmin e një gome të djegur në Tiranë”, Saimir Pirgu reagon sërish.

Ndërsa i përgjigjet statusit të një qytetari në rrjetet sociale, Pirgu u përcjell një mesazh edhe gjithë atyre që e kritikuan për qëndrimin e tij mbi protestat.

Madje, ai insiston sërish duke theksuar se aktet e dhunshme nuk janë reagimi i duhur, për një vend në mes të Evropës.

Reagimi i plotë:

Ky reagimi jot o Lirim K Nezha eshte njelloj si ajo goma e djegur qe nuk te bie ne sy as ty as ketyre zoterinjeve qe na qenkan prekur nga fjalet e mia . Por po te pergjigjem ty sa per te gjithe ketyre ketu ketu posht qe i ka zene meraku per leket apo sa pellas une. Veç per kujtes :1 Kam reaguar atehere kur gomat digjeshin ne Lushnje nga PS dhe PD ishte ne pushtet . Si atehere the tani e quaj te gabuar reagimin e disave me dhune mu ne mes te europes ( ndose juve nuk ju mbushet mendja prap europa na ka per pjese e pjes e saj jemi ) 2 Kam reaguar atehere kur Kjo qeveri ekzistuse na donte te hapte ne Shqiperi nje central nuklear kur ne vetem nje Gerdec nuk kontrolluam dote e akoma viktimave nuk ju ka dal shpirti . 3 Kam regaur kur u shenjterua Nene Teresa e ne Shqiperi apo Kosove nuk u be asnje aktivitet se mjaftonte ai jasht mureve te Vaticanit ne Rome . 4 kam reaguar per femijet me Sindrome kur shoqeria jone i mbate mbyllur neper dhoma si te semure psiqik. E ketu nuk po vazhdoj me se lista eshte e gjate . Pra kam qe me Berishen me Nanon e me Ramen se fundemi te 3 e te tjere si keta me kan ftuar e dekoruar. Si thua mos e kan ber vall se kam bordero me ta apo me kan dhen ndonje cek sic mund ti vej mendja ndonje mendjeshkurteri ketu posht? Mu pergjigj po mundet jo me sharje . Per fat te mir koha tregon se kush eshte gjithesecili , e beni mir te terhiqeni nga sharjet e ofendimet se un nuk jam virtut i politikave shqiptare por vetem i punes time . Saimir

Kritikoi protestat në Shqipëri, Saimir Pirgu i vetmi që u lavdërua nga Edi Rama në Samitin e Diasporës

“Më duhen 200 mijë shfaqje të rikuperoj një gomë të djegur”, aktori i përgjigjet Saimir Pirgut: Mos u merakos për imazhin e Shqipërisë

Të fundit