Flash News

KRYESORE

200 të rinj nga Shkodra i bashkohen PD-së, Basha: Kam një porosi të veçantë për ju

200 të rinj nga Shkodra i bashkohen PD-së, Basha: Kam një porosi

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër, ku 200 anëtarë të rinj i janë bashkuar së fundmi Partisë Demokratike.

Teksa mori fjalën para të rinjve dhe demokratëve të tjerë, Basha u shpreh se ka vetëm një porosi për to, t’iu kujtojë se i bashkohen të vetmes forcë që lindi me idealin e Shqipërisë si Europa.

“Është porsia ime e veçantë t’ju kujtoj se sot ju i bashkoheni të vetmes forcë politike që lindi me idealin e Shqipërisë si gjithë Europa. Vini në shtëpinë  e lirisë që ka sakrifikuar si rrallë kush për lirinë, me Arben Brocin në krye dhe bëheni pjesë e një armate lirie, që e tundi komunizmin nga themelet. Vini në një familje të shquar qëndrese dhe përballje, që ka dhënë shumë për demorkaci, lirinë, zhvillimin, mirëqenien e tij, që ka dhënë aq shumë për të rikthyer lirinë e besimit në Zot. U uroj besimtarëve myslymanë agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti”, u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati tha se këta 200 të rinj e të reja bashkohen me PD-në në ditët kur bisha e tiranisë së krimit ka marrë në dorë çdo pushtet, ka politizuar policinë njësoj si 28 vite më parë.

Të fundit