Flash News

KRYESORE

‘2020, viti i Kosovës’, Kurti jep detaje pas takimit me Thaçin: Jemi në hapat e fundit të marrëveshjes me LDK-në

‘2020, viti i Kosovës’, Kurti jep detaje pas takimit me

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka folur për mediat, menjëherë pas takimit me presidentin Thaçi. Ai takimi ishte i shkurtër dhe pa efekte juridike. Gjithashtu ka zbuluar se në takim u fol për mundësinë e krijimit të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, teksa tha se po llogariten hapat e fundit të marrëveshjes.

“Vetëvendosja publikoi emrat e vetë, le ta bëjë dhe LDK, dhe të kemi emrat ashtu si populli e do.

Unë kam treguar sot gatishmërinë maksimale si kryeministër. Le ti caktojmë edhe disa të tjerë nga radhët e LDK siç e do populli.  Viti 2020 është viti i Kosovës. Ne jemi të bindur që do t’ja dalim.

Kur do që ata janë gati (LDK) jam gati, unë do të komunikoj sërish që ta shikojmë kur të kemi takimin e radhës. Më mirë do të ishte që çështjen e presidentit ta diskutojmë kur të vijë koha. Edhe atë të mos e përjashtojmë pasi të mbyllim temën e qeverisjes, por oferta ime u refuzua dhe tani duhet të takohemi. Nëse na imponohen zgjedhjet patjetër që marrim pjesë, por e kemi shans unik ta bëjmë qeverinë bashkë duke ecur më shpejt. Kjo punë do të marrë fund shpejt. Tani do të kthehem në kryesi dhe më pas do të përgatisim shpresën me shkrim zyrtare, që presidenti të bëjë dekretimin. LDK-ja është i vetmi partner i mundshëm. Jemi në hapat e fundit të arritjes së marrëveshjes", përfundoi Kurti.

Të fundit