Flash News

KRYESORE

21-vite në politikë, Edi Rama aspak modest: Ndyshimet që u bënë në institucione falë meje

21-vite në politikë, Edi Rama aspak modest: Ndyshimet që u

Kryeministri Edi Rama nuk është treguar aspak modest për të treguar arritjet që sipas tij janë bërë në Ministrinë e Kulturës dhe në Bashkinë Tiranë, gjatë viteve kur në krye të këtyre institucioneve ishte vetë ai.

Në “Open”, i pyetur nga analisti Neritan Sejamini, nëse ka ardhur koha që të largohet nga qeverisja, pas 21 vitesh i angazhuar në politikë, Rama tha se s’ka probleme në qeverisje dhe se nuk ndihet i lodhur.

“Kam në politikë që në vitin 1998, nuk kam qenë në nivele më të larta, kam qenë Ministër Kulture dhe falë meje u bë ministri i Kulturës shumë i rëndësishëm. Falë meje, sepse për ministrinë e Kulturës dhe për nismat e kulturës nuk fliste asnjë. Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë Tiranë, falë meje bashkia Tiranë u kthye në një qendër të rëndësishëm”, u shpreh Rama.

Më tej shtoi, “Nëse do të kisha ndjesinë që qeverisja po shkon jo mirë në sensin e objektivave dhe të rezultateve, e gjërave që mbeten për t’u bërë, apo nëse do kisha lodhje për këtë punë sigurisht do e kisha menduar”.

Më tej kryeministri, përsëriti dhe njëherë se ka “sensin e palëkundshëm ndaj detyrës, ndaj njerëzve që më kanë besuar dhe do ta çoj këtë detyrë deri në fund”.

https://politiko.al/edi-rama-nuk-e-mendoj-doreheqjen-nga-detyra-e-kryeministrit/

 

Të fundit