KRYESORE

21 vjet pas firmave piramidale, “Sudja” mbyll hesapet me shtetin dhe kreditorët e fundit

21 vjet pas firmave piramidale, “Sudja” mbyll hesapet me shtetin dhe

21 vjet pas firmave piramidale në Shqipëri, Maksude Kadëna, pronare e firmës “Sude” ka mbyllur të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe kreditorëve të saj.

Vendimi është bërë publike dje nga Gjykata e Tiranës.

Gjykata pasi administroi provat, deklaroi  të  mbyllur hetimin gjyqësor, dëgjoi konkluzionet përfundimtare të administratores së  falimentimit Mimoza Cibuku, përfaqësuesit të subjektit ‘Sude’ në administrim Vladimir Meco, përfaqësuesve të komitetit të kreditorëve, të cilët kërkuan  mbylljen e procedurës së falimentimit për shkak të likujdimit të pasurive të debitorit dhe shpërndarjes së të ardhurave kreditoreve të falimentimit.

Vendimi

Pas nje procesi te gjate te administrimit shteteror sipas akteve ligjore dhe nenligjore specifike, shteti shqiptar permes miratimit te ligjit nr 41/2012 “ Per afatet dhe procedurat e mbylljes se procesit te kontrollit financiar te personave juridike jobankare  qe kane marre hua nga publiku i gjere” vendosi shperndarjen e Grupit Mbikqyres te subjekteve te kontrollit dhe dorezimin e gjithe dokumentacionit arkivor dhe aseteve financiare personit te ngarkuar nga Ministria e Financave. Njekohesisht u vendos emerimi i nje administratori per administrimin e metejshem te subjekteve te kontrollit  deri ne likujdimin e plote te tyre, duke akorduar dhe nje buxhet limit per mbulimin e shpenzimeve te administrimit dhe likujdimit.

Ky subjekt rezulton te kete ushtruar veprimtarine e huamarrjes publike me qellim rikthimin e vlerave monetare huamarresve perkundrejt interesave. Venia e ketij subjekti nen administrimin dhe kontrollin shteteror  kishte per qellim verifikimin paraprakisht te gjendjes financiare, administrimin e pasurise dhe kthimin e vlerave monetare huamarresve.

Të fundit