Flash News

KRYESORE

21-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Meta publikon pamjet e rralla të NATO-s: Dhjetëra mijëra heronj dhanë jetën për liri... Mirënjohje!

21-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Meta publikon pamjet e rralla

“Përherë mirënjohës dhe falenderues NATO-s dhe SHBA”, kështu është shprehur Presidenti i vendit Ilir Meta në një mesazh urimi në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës nga Serbia.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale të trupave të NATO-s, teksa ecin mes popullit kosovar, pas çlirimit, Meta thekson se ata e bënë çështjen e lirisë së Kosovës, çështje të dinjitetit të tyre.

Në këtë ditë “kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë”.

“Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.

Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre! 🇦🇱❤️🇽🇰”, shkruan Meta.

Të fundit