Flash News

KRYESORE

"219 mijë persona të larguar nga Shqipëria", Tabaku publikon shifrat: 1 në 3 emigrantë është i ri, faktet nuk i zbeh propoganda bajate e Rilindjes

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar si dështim të qeverisë largimin e shqiptarëve në emigracion. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se në 7 vjet qeverisje të Rilindjes janë larguar 219 mijë shqiptarë.

Sipas shifrave të publikuara nga ish-deputetja, 1 në 3 të larguar për azil është i ri.

“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që  nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.

Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan Tabaku.

Të fundit