Flash News

KRYESORE

22 arrestimet e komisionerëve të dosjes 339, Fuga: Kush vjedh zgjedhjet, të ndëshkohet. Edhe ata që i mbrojnë dhe bëjnë sehir!

22 arrestimet e komisionerëve të dosjes 339, Fuga: Kush vjedh

Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga ka reaguar lidhur me 22 arrestimet e komisionerëve zgjedhorë (lokalë) të kërkuara nga SPAK të dosjes 339.

Sipas Fugës, kush vjedh zgjedhjet duhet të përballet me ndëshkimin, përfshirë edhe ata që sipas Fugës i mbrojnë, bashkëpunojnë, apo kanë për detyrë të veprojnë dhe bëjnë sehir!

“Kush shkel ligjin duhet të përballet me ndëshkimin! Çfarëdo ligji të ketë shkelur.

Edhe ligjin për zgjedhjet sikurse po shohim sot!

Kush vjedh zgjedhjet, kush shkel ligjet për zgjedhjet, cilado qofshin ato ka bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet!

Edhe ata që i mbrojnë, bashkëpunojnë, apo kanë për detyrë të veprojnë dhe bëjnë sehir!

Zgjedhjet për pushtetin lokal, qendror, për akademinë e shkencave, universitetet, për shoqatat jofitimprurëse, për këdo.

Ne qytetarët e thjeshtë duam të rivendoset ligji!

Po të merrja shprehjen e Walter Lippman, para këtyre që shkatërrojnë shtetin ligjor, vjedhësi i një banke është vërtet një personazh pa pikë rëndësie”, shkruan akademiku Fuga në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit