Flash News

KRYESORE

22 milionë euro kilometri në Thumanë-Kashar, Berisha paralajmëroi dje rritjen e kostove për çdo autostradë

22 milionë euro kilometri në Thumanë-Kashar, Berisha

Sot është raportuar në media se kosto e autostradës Thumanë-Kashar është rritur në 56.3 miliardë lekë (440 mln euro) ose 22% më e lartë sesa ishte parashikuar në programin buxhetor. Kjo do të thotë se një kilometër e kësaj autostrade do kushtojë 22 milionë euro.

Mbrëmë, në emisionin ‘A’ në News 24, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se qeveria e Edi Ramës i ka çuar kostot e autostradave në Shqipëri në 20 milionë euro për kilometër. Ndonëse nuk përmendi konkretisht këtë aks rrugor, Berisha theksoi se i njëjti çmim po aplikohet për të gjitha autostradat.

“Të çosh çmimet e autostradave në 20 milionë euro, është krimi më i shëmtuar që mund të bësh. Kjo nuk është vetëm në këtë autostradë (Unaza e Re), por në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Në rrugën Delvinë-Kardhiq e ka rritur me 5 herë çmimin krahasuar me atë që ishte. Merr Rrugën e Arbrit dhe çdo lloj ndërtimi në Shqipëri. Ky (Edi Rama) ka instaluar megavjedhjen më gjigante që ekziston në Europë dhe në botë”, deklaroi Berisha.

22 mln euro për kilometër, rritet kosto e Thumanë-Kashar dhe thyen rekorde

Të fundit