Flash News

KRYESORE

22 vjet pa Azem Hajdarin, e bija i bën dedikim prekës: Të ndiej përditë, mundohem të ec në hapat e tua

22 vjet pa Azem Hajdarin, e bija i bën dedikim prekës: Të ndiej

Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar një dedikim prekës ndaj të atit, Azem Hajdari, 22 vjet pas vdekjes së tij.

Në këtë 22-vjetor, Hajdari shkruan se ndjen shumë mall për të atin dhe se po përpiqet të ecë në hapat e tij.

“Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht janë shumë. Por ti je me mua përditë.

Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm.

Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj.

Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje. Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë.

Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.

Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.

Do eci, ta premtoj!”, shkruan Hajdari.

https://politiko.al/22-vjet-nga-vdekja-e-azem-hajdarit-heroit-te-demokracise/

Të fundit