Flash News

KRYESORE

220 studentë të ngujuar tek Juridiku: Do qëndrojmë pa afat, të hënën na bashkohen edhe të tjerët

220 studentë të ngujuar tek Juridiku: Do qëndrojmë pa afat,

Studentët në fakultetin Ekonomik dhe atë Juridik vijojë të qëndrojnë të ngujuar në godinat e Universiteteve. Në një lidhje për emisionin “Kjo Javë”, studentët u shprehën se do të vijojë me këtë formë proteste deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Një prej studenteve të fakultetit Juridik, tha se pas një mbledhje të u vendos që studentët të qëndrojnë të ngujuar pa afat. Studentja ka treguar gjithashtu se ditën e djeshme, gjatë ndërhyrjes së policisë private ajo ishte dhunuar.

“Unë kam qenë një nga studentët që jam dhunuar, më ka goditur në shpatull me një bankë”, u shpreh studentja,

Ajo tregoi gjithashtu se tek fakulteti Juridik janë të ngujuar 220 studentë ndërsa presin që ditën e hënë numri të rritet edhe më tepër pasi atyre do t’ju bashkohen edhe studentë nga Shkencat e natyrës.

“Jemi 220 studentë të ngujuar tek Juridiku, por presim të na bashkohen edhe më shumë studentë nga Shkencat e Natyrës.

Kemi pasur shumë pedagogë që na kanë mbështetur, duke qenë se kauza jonë është e përbashkët, për një arsim më të mirë.

Presim që ditën e hënë të na bashkohen edhe më shumë studentë për të vijuar me bojkotin”, u shpreh studentja.

 

Të fundit