Flash News

KRYESORE

23 persona humbin jetën nga tornadot në Alabamën Lindore

23 persona humbin jetën nga tornadot në Alabamën Lindore

Në Alabamën Lindore, 23 persona, prej të cilëve edhe fëmijë, kanë humbur jetën nga vorbullat e fuqishme të ajrit. Sipas autoriteteve, numri i viktimave mund të rritet akoma edhe më shumë, ndërkohë që dihet ende me saktësi sesa persona janë të plagosur.

Shërbimi meterologjik kombëtar e klasifikoi tornadon e parë si të paktën një EF3, që do të thotë se erërat e kanë mbërritur shpejtësinë 266km/h. Pasojat e një tornadoje të tillë janë shkatërrimtare.

Autoritetet thonë se ata ende po punojnë për të identifikuar viktimat dhe të plagosurit.  Qendra mjekësore në Alabamën Lindore tha se po trajtonte mbi 40 të plagosur dhe se pret akoma më shumë.

Të fundit