All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

23-vjeçarja udhëton me 154 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, policia: 39 patenta të pezulluara

23-vjeçarja udhëton me 154 km/h në autostradën
All - Paragraf - 1

Policia bën të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme janë konstatuar disa drejtues automjetesh të cilët lëviznin me shpejtësi gati dyfish mbi limitet.

All - Paragraf - 3

Policia thotë se një 23 vjeçare nga Tirana është konstatuar duke udhëtuar me 154 km/h në rrugën Tiranë -Durrës, ndërsa shton se përgjatë dy netëve janë pezulluar 39 leje drejtimi.

“23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 436.6 metra.

Gjate dy neteve ne oret e vona te nates ne harkun kohore 21.00 - 01.00 jane konstatuar raste te shumta te shpejtesise deri ne dy fish mbi limitet. E nga keto raste perqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabarte.

Shpejtesi qe varionin nga 140 km/h deri ne 178 km/h.

Per gjate dy neteve 39 leje drejtimi te pezulluara

Shpejtesi ✈qe te vret jeten🚑.”, shkruan policia në rrjetin social Facebook.

 

 

Të fundit