Flash News

KRYESORE

24 orë nga denoncimi/ Balla dhe Rraja ‘braktisen’ nga PS, i merr në mbrojtje vetëm një deputet

24 orë nga denoncimi/ Balla dhe Rraja ‘braktisen’ nga PS, i

Kur po mbushen gati 24 orë nga denoncimi i nënkomisarit Emiljano Nuhu, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja e shohin veten në një pozicion shumë të vështirë.

Ata akuzohen se kanë qenë të pranishëm brenda në komisariat kur vëllai i deputetit Rraja ka kërcënuar me armë nënkomisarin Nuhu, i cili kishte ndaluar djalin Rexhep Rraja, pas kallëzimit nga ish-e dashura.

Asnjë prej zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste nuk ka reaguar për ngjarjen. Balla dhe Rraja janë marrë në mbrojtje vetëm nga deputeti Pjerin Ndreu, me anë të një statusi në ‘Facebook’.

“Edhe sikur t’i besoja të gjitha, që Taulant Balla ka shkuar në komisariatin e policisë Krujë me liru djalin e një deputeti, kjo është një super idiotësi që veç laboratorët e PD mund ta prodhojnë”, shkruan Ndreu.

Ndërkohë, dy deputetët janë braktisur edhe nga kryetari i tyre, Edi Rama, i cili nuk bërë asnjë deklaratë, si dhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që gjithashtu ndodhet në një situatë të vështirë pasi e gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda komisariatit të policisë.

“Është çështje mes Tahirit dhe drejtësisë”; A do ndjekë Balla rrugën e kolegut për të ‘shpëtuar’ edhe një herë PS-në?

Kallashnikov dhe hashash; publikohen fotot e Rexhep Rrajës, djali që ka trazuar politikën

Të fundit