Flash News

KRYESORE

24 orët e fundit të gardistit që u gjet i vdekur, çoi Xhafajn në shtëpi dhe festoi në një lokal nate

24 orët e fundit të gardistit që u gjet i vdekur, çoi

Paraditen e së shtunës u gjet i vrarë me armë zjarri gardisti Shkëlzen Qordja me detyrë shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Top Channel ka mundur të mësojë lëvizjet e të ndjerit 24 orë para se të gjendje i pajetë.

Mesnatën e 30 qershorit, i ndjeri Shkëlzen Qordja, pasi ka lënë në shtëpitë përkatëse ministrin e Brendshëm dhe shoqëruesin e parë, ka ardhur në një nga lokalet e pedonales së bashku me dy shokë të tij, ku ka qëndruar për disa orë.

Rreth orës 5:00 të mëngjesit të datës 1 korrik, ai ka shkuar në ambientet e Gardës së bashku me mjetin e shërbimit. Pasi ka hyrë në ambientet e brendshme, ka parkuar mjetin në garazhin përkatës dhe më pas ka kryer aktin e vetëflijimit.

Trupi i tij i pajetë nuk është gjetur rastësisht pasi shoqëruesit e ministrit të Brendshëm e kërkuan disa herë në celular për t’u përgatitur pasi do të lëviznin për të shoqëruar Xhafajn.

Fakti që nuk kishin marrë përgjigje i ka shqetësuar punonjësit e eskortës, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë dhe i ka detyruar që të lajmëronin Gardën e Republikës.

Gardistët e kanë kërkuar duke kontrolluar edhe garazhin ku ishte futur Qordja bashkë me mjetin dhe konstatuan se garazhi ishte mbyllur nga brenda me çelës. Pasi e hapën, konstatuan trupin e pajetë të 31-vjeçarit në timonin e një automjeti të gardës tip Hyundai si dhe armën automatike MP5 me të cilën u vetëvra.

Të fundit