Flash News

KRYESORE

24 vite shoqëri, Fiori Dardha dhe Rozana Radi flasin për sherrin mes tyre: Pse nuk i shkova në dasmë (VIDEO)

24 vite shoqëri, Fiori Dardha dhe Rozana Radi flasin për sherrin mes

Pas 24 vitesh shoqëri, dy moderatoret, Fiori Dardha dhe Rozana Radi patën një përplasje mes tyre. Rozana nuk i shkoi në dasmë Fiorit, me pretekstin që kishte një koncert. Mirëpo, dy moderatoret kanë folur në “Thumb” për sherrin e tyre dhe për situatën në të cilën kaluan.

Rozana: “Fiori nuk më ftoi në dasmë. Të them të vërtetën nëse Fiori do më sillte ftesë do shkoja por do rrija 5 minuta sa për t’ja plasur shpirtin dhe do ikja prapë. Kur e kam uruar kamqenë e sinqertë. Kam qenë aty në çdogjë në jetën e Fiorit.”

Fiori:” Është e vërtetë nuk e ftova në dasmë por nuk ftova as motrën time në dasmë, as familjarët e mi sepse njerëzit e afërm nuk kanë nevojë për ftesë. Gjëja që më ka acaruar më shumë është dedikimi që më bëri në Instagram. Motra ime u mallëngjye ndërsa unë u acarova sepse unë kam numërtelefoni, s’ka pse më uron në Instagram. Sot më vjen keq por vendosa që jo. Mu duk shumë e padrejtë mënyra si shoqëria jonë u shkëput dhe u kris. E gjithë ajo që ndodhi ishte diçka e importuar. U pajtuam për emisionin. Kemi një kontratë të gjatë dhe do të ishte mëkat i madh nëse do i jepnim fund për një tekë tonën.”

Të fundit